×
  • Lajme
  • Lajme

    Nis seanca me 1 minutë heshtje për të përkujtuar të vrarët në masakrat e Marsit në Kosovë

    Reporteri
    28 Mars 2024 | 10:33

    Kuvendi i Kosovës, ka nisur seancën e sotme me 1 minutë heshtje për të përkujtuar të vrarët në masakrat e Marsit në Kosovë, nga forca gjenocidale serbe 25 vjet më parë, shkruan Reporteri.net.

    Kryekuvendari Glauk Konjufca, ka shprehur ngushëllime edhe për vdekjen e djeshme të senatorit amerikan, Joe Lieberman, në moshën 82-vjeçare, duke thënë se ishte mik i madh i Kosovës.

    Kuvendi i Kosovës po vazhdon seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës për të diskutuar për kontratat njëburimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!