×
  • Lajme
  • Lajme

    Tha se kush e voton Thaçin ose është i çmendur ose i poshtër, del fotografia e babait të Rron Gjinovcit me ish-presidentin

    Reporteri
    17 Janar 2021 | 12:29

    Ditë më parë në T7, analisti i njohur, Rron Gjinovci i quajti të çmendur ose të poshtër ata që e kanë votuar Hashim Thaçin.


    “Kush e voton Hashim Thaçin ose është i çmendur ose i poshtër”, ishte shprehur Gjinovci.

    Megjithatë njëri nga votuesit e Hashim Thaçit po del të jetë edhe babai i Rron Gjinovcit.

    Në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale, shihet babai i analistit përkrah ish-presidentit të Kosovës dhe Sami Lushtakut.

    Deklarata e Gjinovcit kundër votuesve të presidentit, Hashim Thaçi ka marr shumë jehonë dhe është kritikuar për ofendimin që iu është bërë një pjese të popullit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!