×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi e quan të papranueshme situatën në veri: Papërgjegjësi dhe neglizhencë e Qeverisë

    Reporteri
    04 Prill 2020 | 17:52

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar në lidhje me gjendjen në veri, pas raportimeve se komunat atje janë futur në karantinë me urdhër të Serbisë, dhe se autoritetet policore nuk lejojnë qytetarët shqiptarë në veçanti të qarkullojnë lirshëm.


    Thaçi ka thënë se po e përcjell me vëmendje gjendjen dhe e ka quajtur të papranueshme dhe pasojë e neglizhencës e papërgjegjësisë së Qeverisë, shkruan Reporteri.

    “Situata e krijuar në komunat e veriut të Kosovës është e papranueshme dhe është rezultat i neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës për t’i ndihmuar e mbrojtur qytetarët dhe integritetin territorial të Republikës së Kosovës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës nuk guxon të lejojë që komunat në pjesën veriore të Kosovës të funksionojnë jashtë kontrollit menaxhues të institucioneve dhe organeve kompetente për parandalimin e pandemisë COVID-19, duke iu krijuar kështu hapësirë ilegale vepruese autoriteteve të Serbisë brenda territorit të shtetit tonë.

    Të gjitha masat e ndërmarra nga institucionet shëndetësore dhe ato të rendit e ligjit, Qeveria e Republikës së Kosovës e ka për detyrë të sigurohet që të zbatohen anekënd territorit të Republikës së Kosovës.

    Si President i Republikës së Kosovës jam duke e përcjellë me shumë shqetësim situatën e krijuar në veriun e Republikës së Kosovës.

    I bëj thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës që t’i përmbushë përgjegjësitë e saj ndaj qytetarëve tanë, të të gjitha komuniteteve, në tërë territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!