×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi lajmërohet nga Japonia, konfirmon pjesëmarrjen e Kosovës në panairin “Osaka Expo 2025”

    Reporteri
    10 Shtator 2019 | 8:55

    Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po qëndron për një vizitë zyrtare në Japoni.


    Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se në ditën e parë të takimit ka takuar përfaqësues shtetërorë si dhe përfaqësues të odave ekonomike.

    Thaçi thotë se në këto takime u konfirmua pjesëmarrja e Kosovës në panairin më të madh ekonomik në botë – “Osaka Expo 2025, shkruan Reporteri.net.

    “Në ditën e parë të vizitës sime në Japoni, kam filluar takime të shumta në Osaka dhe Kyoto me përfaqësues shtetërorë si dhe përfaqësues të odave ekonomike. Bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve tona do të dinamizojë rritjen ekonomike të Kosovës, me investime konkrete dhe mundësi për eksport të produkteve tona. Në këto takime u konfirmua suksesi i pjesëmarrjes së Kosovës në panairin më të madh ekonomik në botë – “Osaka Expo 2025”. HTH”, ka shkruar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!