×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre të lënduar në një aksident në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 10:07

    Tre persona kanë marrë lëndime trupore në një aksident mëngjesin e sotëm në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë.


    Rastin për Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

    Borovci ka treguar se aksidenti ka ndodhur në ora 08:30 është dhe kanë qenë të përfshira dy automjete.

    “Si pasojë e këtij aksidenti tre persona kanë pësuar lëndime dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

    Njësia rajonale e trafikut ka dale në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!