×
  • Lajme
  • Lajme

    U përfol si i dyshuar për vrasjen e 50 vjeçarit në Gjilan, familja e mohojnë kategorikisht përfshirjen e vëllait në vrasjen e dajës

    Reporteri
    13 Shtator 2021 | 0:44

    Një person me inicialet F.O. është përfolur në media të jetë një nga dy të dyshuarit për vrasjen e 50 vjeçarit që ndodhi sonte tek parku i qytetit në Gjilan.


    Vëllau i F. O., Feti O. ka folur për një portal kosovar, raportojnë mediat. Ai citohet se ka thënë se vrasja e dajës së tij, B. V., e ka tronditur atë dhe familjen e tij.

    Sipas Feti O., vëllau i tij F.O. nuk ka gisht në këtë çështje dhe ai thotë se kjo mund të provohet me kamerat e shtëpisë së tij dhe barnatores në të cilën ai sot kishte dalë për të blerë ilaçe për hallën e sëmurë.

    Tutje ai ka shtuar se edhe tek shtëpia e Lirim Jakupit, të përfolurit tjetër në media si i dyshuar për këtë rast, ka kamera dhe lëvizjet e këtij të fundit mund të gjurmohen lehtësisht.

     

    Feti O. thotë se F. O dhe Lirim Jakupi tashmë janë në polici, si dhe se policia ka marrë kamerat dhe së shpejti do vërtetohet se ata nuk kanë qenë askund afër vendit ku ka ndodhur vrasja.

    “Është e vërtetë se F.O. ka pasë një telashe më herët me dajën, por për atë çështje ai ishte vetëdorëzuar në polici dhe ajo i takon së kaluarës”, ka thënë ai.

    Vëllau i F. O. citohet tu ketë thënë mediave se lajmin për vrasjen e dajës e ka parë në media.

    “Vrasjen e dajës e ka parë në media, por dy milion për qind garantoj se F. nuk e ka kryer ketë“, shtoi ai.

    Shkaku i një prone, krejt çka dihet rreth vrasjes në stilin mafioz të 50-vjeçarit në Gjilan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!