×
  • Lajme
  • Lajme

    U rrokullis me traktor, vdes burri nga Prizreni

    Reporteri
    29 Maj 2021 | 8:52

    Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë nga fshati Planej i Prizrenit ka vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë nga rrokullisja e traktorit.


    Në raportin e saj PK këtë rast e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë dhe trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

    “Fsh. Planej, Prizren 28.05.2021 – 12:17. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ishte duke punuar me traktor, aksidentalisht është rrokullisur dhe si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!