×
  • Lajme
  • Lajme

    Varroset regjisorja Arzana Kraja

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 15:25

    Sot në orën 14:00 në varrezat e kryeqytetit u bë varrimi i regjisores Arzana Kraja.


    Qindra qytetarë u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën e fundit regjisores së njohur. Në disa fotografi shihen familjarët, miqtë dhe kolegët e Arzana Krajës duke qarë dhe vendosur lule pranë varrit të saj.

    Familjarët kanë njoftuar poashtu se dyert e familjes do të jenë të hapura për ngushëllime në lagjen Ulpiana D9, pranë klinikës “Fati im”.

    Regjisorja e filmit “Fusha e Mëllenjave” është gjetur e vdekur dje në banesën e saj në lagjen Kalabria në Prishtinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!