×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Vdekja “e dyshimtë” e ish-truprojës së Hashim Thaçit, policia konfirmon se po heton rastin – trupi i pajetë është dërguar për autopsi

    Reporteri
    07 Nëntor 2023 | 9:00

    Të hënën në një spital në Shkup ka vdekur Ilir Qallapeku, ish-truproja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

    I njëjti u raportua se ai ka vdekur nga një atak kardiak, por, siç raportoi mbrëmë gazeta online Reporteri.net, familjarët e tij po dyshojnë se vdekja e Qallapekut mund të ketë ardhur nga dora e njeriut.

    Nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se janë duke e hetuar rastin e vdekjes së Qallapekut.

    Policia njofton se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi.

    “HETIM MBI VDEKJEN/ Shkup – Maqedoni /06.11.2023-13:30 Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është inicuar rasti i lartcekur dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për autopsi”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

    Burime të gazetës online Reporteri.net brenda autoriteteve të sigurisë kanë bërë të ditur se të hënën familjarët e të ndjerit kanë kërkuar që trupit të tij, t’i bëhet obduksioni.

    Sipas burimeve për këto dyshime në Polici ka raportuar, i vëllai i Iliri Qallapekut, Ganiu.

    Ai ka thënë se nuk ka dyshime rreth trajtimit të tij në spital, në Shkup mirëpo familja dëshiron që t’i dinë shkaqet që kanë dërguar deri tek ataku kardiak që ka pasur vëllai i tij me datë 13 tetor 2023.

    “Ankuesi thotë se vëllai i tij nuk pas pasur probleme shëndetësore me herët prandaj edhe lanë dyshime se kjo mund të jetë nga dora e njeriut”, ka thënë një burim i besueshëm i gazetës online Reporteri.net, brenda organeve të sigurisë. /Reporteri.net/.

    “Mund të jetë nga dora e njeriut”, familja dyshojnë se ish-truproja i Thaçit që vdiq sot mund të jetë vrarë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!