×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes 20-vjeçarja që u lëndua nga shpërthimi i fuqishëm në Ferizaj

    Reporteri
    26 Shkurt 2021 | 12:02

    Ka vdekur 20-vjeçarja, Fatime Haxhidema, e cila u lëndua në shpërthimin që ndodhi muajin e kaluar në Ferizaj.


    Lajmin e ka bërë të ditur në rrjetin social “Facebook” shoqja e saj, Leona Jahiri.

    “Lajm i trishtë për të gjithë ne! Pas shpërthimit që ndodhi tek “The Village”, duke mos mundur të tejkalojë lëndimet, sot ndërroi jetë shoqja jonë e klasës Fatime Haxhidema! Ngushëllime gjithë familjes Haxhidema, ngushëllime gjithë shoqërisë! Zoti e shpërbleftë me Parajsë shoqen tonë, Zoti familjes ua shtoftë durimin!ë”, ka shkruar ajo.

    Pamje nga momenti kur ndodhi shpërthimi në Ferizaj: 

    20 vjeçarja më 7 janar ishte nisur për tu trajtuar në Turqi, por që nga plagët e marra nuk arriti t’ia dal.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!