×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes ish-gazetari dhe zyrtari i MPJ-së, Arben Rugova

    Reporteri
    19 Mars 2024 | 9:34

    Ka vdekur ish-gazetari dhe zyrtari i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Arben Rugova.

    Për vdekjen e tij ka njoftuar familjari Ragip Rugova. Rugova ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme dhe  do të varroset të enjten më Plavën e Malit të Zi.

    “Me zemër të thyer njoftojmë se të hënën me datën 18 mars 2024 në moshën 52 vjeç ndrroi jetë i yni, Arben (Jakup) Rugova. Varrimin e kryejmë të enjtën me 21 mars në ora 15:00 në fshatin e vendlindjes Hakaj, komuna Plavë – Mali Zi. Ngushëllimet i pranojmë të premten, 22 mars në shtëpi të lindjes po në Hakaj, kurse në Prishtinë të dielen me datën 24 mars në Hotel Grand prej orës 9 deri në orën 17:00 Arbeni u trashëgua nga bashkëshortja Mina, djali Rioni dhe vajza Sena Të piklluarit: Babai Jakupi, bashkëshortja Mina, e bija Sena, i biri Rioni, motrat Selvija, Sofija dhe Arbnorja me familje, vëllai Agroni me familje si dhe familja dhe farefisi i gjërë”, thuhet në njoftim.

    Së fundmi Rugova ka qenë zyrtarë përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike në MPJ.

    Rugova ka lindur në Plavë të Malit të Zi më 3 maj të vitit 1972. Ka mbaruar Fakultetin e Gazetarisë në Universitetin e Tiranës.

    Prej viti 2002 e këndej është i angazhuar në shtypin e përditshëm kosovar.

    Ka punuar në sektorin e arsimit dhe të politikës në gazetën Koha Ditore ; portalin Telegrafi.com ; ka qenë bashkë-themelues i gazetës Express ; kryeredaktor i gazetës lajmi.net e të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!