×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes mjeku i njohur, Rifat Lila

    Reporteri
    02 Maj 2021 | 10:47

    Oda e Mjekëve të Kosoëvs ka bërë të ditur vdekjen e Dr.Sc. Rifat Lila.


    OMK shkruan se Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj.

    “Është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive”.

    Shkaqet e vdekjes së tij nuk janë bërë të ditura nga kjo odë.

    Postimi i plotë i tyre: 

    Ndahet nga jeta Prim. dr. Sc. Rifat Lila

    Dr Lila ka qenë doktor i shkencave, specialist dhe profesor. Studioi në Fakultetin e Mjekësisë në Novi Sad. Pas tre viteve pune në Novi Sad kthehet në Gjakovë, në kombinatin e pambukut “Emin Duraku”. Në vitin 1978 filloi studimet pasdiplomike dhe specializimin nga Mjekësia e Punës. Krahas kësaj, angazhohet në themelimin e Dispanzerit të Mjekësisë së punës në kombinat. Në vitin 1979 vijon kursin e Rehabilitimit mjekësor në Krapinske Toplice. Më 1984 i jepet tituli “Primarius”. Më 1985 merr pjesë në kursin nga Kardiologjia në Zagrab. Me rastin e 37 vjetorit të çlirimit të Gjakovës, Kuvendi komunal i jep mirënjohje Publike “Qytetar i merituar”. Më 1982 nga Kryesia e ish Jugosllavisë dekorohet me Medaljen për Merita për popull”. Në nëntor të vitit 1980 zgjidhet anëtar i Asociacionit Institucional të Mjekësisë Agrikulturale dhe shëndetit Rural të botës. Më 1984 fitoi Shpërblimin e Nëntorit. Gjatë vitit 1985-86 ka organizuar dy simpoziume me pjesëmarrje ndërkombëtare. Në 1988 mbron disertacionin e doktoraturës dhe merr titullin doktor i shkencave të mjekësisë. Më 2004 zgjidhet ligjerues në fakultetin e Filozofik- departamenti i Psikologjisë në lënden Mjekësia e punës. Dr. Lila është meritor për themelimin e Institutit të punës në Gjakovë. Pas luftës shpallet qytetar nderi i Gjakovës. Pensionohet si profesor i mjekësisë së punës doktor i shkencave. Në vitin 2019, Oda e Mjekëve të Kosovës i jep Dekoratën Nderi i Mjekut “Ali Sokoli” për kontributin e veçantë në themelimin dhe zhvillimin e shërbimeve dhe institucioneve shëndetësore në Kosovë Dr. Rifat Lila është autor i 89 punimeve shkencore në vend, Tokio, Kajro dhe Peçuj. është autor i një monografie, 3 librave. Gjithashtu është bartës i shumë certifikatave nga Kardiologjia, Pulmologjia dhe Mjekësia preventive.

    Oda e Mjekëve të Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!