×
  • Lajme
  • Lajme

    Veliu i përgjigjet ashpër ofertës së VV’së: Po tentojnë të na nënshtrojnë e të distancohemi nga rugovizmi

    Reporteri
    14 Janar 2020 | 22:16

    Nënkryetari i LDK’së, Agim Veliu, e ka cilësuar për dallim nga Vjosa Osmani e cila tha se oferta e VV’së është një hap drejtë marrëveshjes, këtë ofertë e ka cilësuar si tentim për ta nënshtruar e nënçmuar LDK’në.


    Ai ka thënë se oferta e VV’së është përpjekje për pushtet absolut.

    “Angazhimi dhe veprimet e ditëve të fundit të VV-së nuk janë një përpjekje serioze për ndërtimin e institucioneve dhe arritjen e marrëveshjes me LDK-në për të bashkëqeverisë mbi bazën e fuqisë së votës. E tërë kjo është një përpjekje e VV-së për pushtet absolut dhe për ta nënshtruar e nënçmuar LDK-në, duke provuar t’ia nëpërkëmbin dinjitetin”.

    Për më tepër Veliu ofertën e VV’së e ka vlerësuar edhe si kërkesë që ish’partia e Ibrahim Rugovës, të distancohet nga rugovizmi.

    “Madje, kërkesat e sotme të VV-së shkojnë edhe më larg, në synimin e tyre që LDK të shkëputet nga e kaluara e saj europiane dhe euroatlantike. Nga cila e kaluar duan ata të shkëputemi? Mbase duan që të distancohemi edhe nga rugovizmi. Kjo përpjekje e tyre sigurisht që është e dështuar dhe nuk duhet ta ndihmojë askush prej nesh”, ka thënë në fund Veliu. /Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!