×
  • Lajme
  • Lajme

    Vendimi i Supremes për Dragashin, sot mblidhet KQZ-ja

    Reporteri
    25 Nëntor 2021 | 13:11

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot do të mblidhet për të diskutuar rreth mënyrës së zbatimit të vendimit të Gjykatës Supreme për Dragashin.

    Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. Ai deklaroi për Gazetën Online Reporteri.net se KQZ-ja do të mblidhet në orën 16:00.

    “E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje”, ka deklaruar Elezi.

    Ndryshe, Gjykata Supreme ka marrë vendim që të përsëritet votimi në komunën e Dragashit vetëm nga jashtë Kosovës.

    Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Supreme urdhërohet KQZ-ja që të organizojë përsëritjen e Procesit të Votimit nga jashtë për Raundin e Dytë të Zgjedhjeve Lokale për kryetar të Komunës së Dragashit.

    Ankesa e kandidatit të LDK-së Bexhet Xheladini është pranuar pjesërisht, teksa është refuzuar pjesa tjetër e ankesës ku kandidati i LDK-së ka kërkuar që votat e mëparshme me postë të përfshihen në rezultatin final.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!