×
  • Lajme
  • Lajme

    Veseli nuk e thotë asnjë fjalë për arrestimet e Speciales

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 12:29

    Kreu i PDK-së, Kadri Veseli në një konferencë për media nuk ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me Gjykatën Speciale dhe arrestimet në OVL-UÇK.


    Veseli ka thënë se kësaj radhe nuk ka koment për këto zhvillime.

    “Kam folur çdo herë por kësaj radhe nuk kam koment”, ka thënë shkurt ai, shkruan Reporteri.

    Veseli ka folur edhe për Qeverinë Hoti derisa e ka quajtur Qeveri të dobët dhe të papërgjegjshme.

    “Qeverisja e cila është duke u munduar të bëjë diçka por nuk po bën asgjë, nuk ka numra që të kalojë ndonjë ligj, kjo tregon se sa e dobët dhe e papërgjegjshme është kjo Qeveri. E keni parë që kryeministri dhe Qeveria aktuale nuk e ka këtë gatishmëri. Kjo nuk po ndodhë për arsye se kryeministri mendon se vetëm ai ka të drejtë dhe nuk ka fare përkrahje dhe i ka bllokuar edhe bizneset”, u shpreh Veseli ndër të tjera. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!