×
  • Lajme
  • Lajme

    VV ankohet në Supreme duke kërkuar të mos anulohen votat me postë të serbëve

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 14:15

    Tre kandidatë të Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, janë ankuar në Gjykatën Supreme, për vendimin e PZAP-së – vendim i cili ia pamundësoi futjen në Kuvend.


    Kjo pasi, që sipas vendimit të PZAP-së, që të anulohen votat e ardhura me postë nga Serbia, e mundësoi futjen e koalicionit NISMA/AKR/PD në Kuvend, ku nga kjo gjë Vetëvendosja humbi 3 deputetë.

    Lajmin për dërgimin e këtij vendimi në Gjykatën Supreme e dha anëtari i VV-së në KQZ, Adnan Rrustemi.

    Njoftimi i plotë:

    Kandidatët tanë mbrojnë mandatet dhe refuzojnë pazaret e PZAP-së

    Më 7 nëntor, KQZ shpalli rezultatet përfundimtare, duke nxjerrë Lëvizjen me 32 deputetë, aq sa i dha populli. Kur i dështuan PZAP-së të gjitha tratativat për të penguar votat e rregullta të bashkatdhetarëve nga mërgata, zgjodhën rrugën absurde e në kundërshtim edhe me vendimet e veta të këtij viti e të 2014-s, për të hequr efektin e votave të mërgatës, duke hequr një numër të fletëvotimeve, aq sa ju duheshin për këtë qëllim.Por, pazari i tyre është më i qartë se i qartë për secilin qytetar: devalvo procesin zgjedhor, konfiguro artificialisht rezultatin zgjedhor e numrin e mandateve. Larg e kanë menduar anëtarët e PZAP-së, e ulët kanë bërë hesapet, si vegël e nënshtruar në duart e atyre që i ka kapur makthi që nga nata e 6 tetorit.
    Vendimet e djeshme të PZAP-së nuk kanë të bëjnë asgjë me procesin zgjedhor, rregullsitë apo parregullësitë, as me të drejtën e votës e ligjshmërinë e votimit. Ata kanë vetëm një hall e një synim. Halli është fitorja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e synimi ishte zvogëlimi i numrit të deputetëve tanë. Hallin nuk mund të ua heqim, por synimin nuk do të mund ta realizojnë.Javë më parë, PZAP, dy herë kishte në dorë ankesën për votat e serbëve, e në dyja rastet i kishte refuzuar. Herën e parë si të palejueshme, herën e tretë si pasafatshme, kurse herën e tretë, e njëjta u bë edhe e lejueshme edhe e afatshme. Por, jo. Vetëm pazari i PZAP-ë u bë vendim, e vendimi i tyre do të mbetët vetëm një devizë e pakëmbyeshme financiarisht.Të bindur se këto vendime janë politike në thelb e në formë, tre kandidatët tanë, Enver Haliti, Arta Bajralia dhe Alban Hyseni, të shpallur nga KQZ si deputetë të Listës fituese të Lëvizjes, kanë bërë ankesë në Gjykatën Supreme kundër vendimit të PZAP-së, e në mbrojtje të së drejtës së tyre si deputetë të zgjedhur, si dhe votën e qytetarëve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!