×
  • Lajme
  • Lajme

    Vikendi me reshje shiu e bore

    Reporteri
    28 Nëntor 2020 | 8:16

    Prishtina Weather ka paralajmëruar se që nga dita e diel do të jetë më ftohtë dhe do të ketë rënie të temperaturave, derisa janë paralajmëruar edhe reshje të dobëta të shiut e borës.


    Përveç të dielës, reshje bore janë paralajmëruar edhe për të mërkurën.

    “Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vransira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu”, thuhet në njoftim.

    Postimi i plotë:

    Nga dita e diel, më ftohtë dhe rënie e temperaturave. Mundësi për reshje të dobëta shiu e bore. Në vise malore borë.

    Në fillim të javës më pas parashihet mot më i ftohtë, me vransira, e ditën e martë me intervale më të gjata me diell. Në pjesën e dytë të javës depërtime të cikloneve nga Atlantiku veriore edhe përgjatë rajonit sjellin kushte për reshje të dobëta shiu.

    Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta, e ditën e hënë kur parashihet të ketë qarkullim më të mjaftueshëm ajror, indeksi do të zbres në vlera të mjaftueshme edhe të mira.

    28.11 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta. Në mbrëmje vransirat do të shtohen.

    29.11 – Kryesisht vranët. Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore. Në vise malore reshje bore.

    30.11 – Mot i ftohtë. Paradite me vransira, ditën edhe intervale me diell. Në mbrëmje kthjellime.

    1.12 – Ftohtë, kryesisht me diell.

    2.12 – Ftohtë, kryesisht me vransira, pasdite dhe në mbrëmje me mundësi për reshje të dobëta bore përreth viseve malore në perëndim të vendit.

    Temperaturat minimale do të luhaten nga -6C deri -2C, e maksimalet në rënie nga 10C, të shtunën në 5C të dielen, deri në 1C të martën.
    Nga dita e diel, do të fryj erë mesatare kryesisht nga verilindja 4-10m/s.
    Shtypja atmosferike zbret afër vlerave normale, më pas sërish në rritje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!