×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Viktimat e aksidentit në Shirokë të Suharekës janë 20 dhe 31-vjeçar nga Prizreni

    Reporteri
    28 Prill 2024 | 20:22

    Dy persona kanë mbetur të vdekur në një aksident që ndodhi sot mes një motoçiklete dhe një veture në Shirokë të Suharekës.

    Nga policia e Prizrenit kanë treguar se të dyshuarit janë të rinj.

    “Njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar. P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, kanë konfirmuar nga Policia e Prizrenit.

    Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren për Gazetën Online Reporteri.net ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

    Ai ka treguar se dy personat që kanë vdekur kanë qenë në motoçikletë, ndërkaq vozitësi i veturës është duke marrë ndihmë mjekësore në Spitalin e Prizrenit.

    “Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka thënë drejtori Aliu./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!