×
  • Lajme
  • Lajme

    “Viktimë” e Albin Kurtit është edhe gruaja e Bekë Berishës

    Reporteri
    19 Shkurt 2020 | 18:18

    Qeveria e Kosovës ka votuar sot në mbledhje të qeverisë për shkarkimin e Bordit të Drejtorëve të Telekomit.


    Shefja e Ministrisë së Ekonomisë, Rozeta Hajdari, duke kritikuar punën e drejtorëve, ka thënë se ata duhet të shkarkohen për arsye se kjo gjë kërkohet edhe nga Rezoluta e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kanë përmbushur planin e biznesit, Qeveria ka arsye për të besuar se drejtorët kanë shkelur detyrat, Drejtorët e tashëm kanë lejuar shpenzime të tepërta. Rezoluta e Kuvendit kërkon shkarkimin e drejtorëve”, ka thënë Hajdari.

    E një prej “viktimave” të këtij vendimi është edhe gruaja e Bekë Berishës(deputetit të AAK-së), Besa Shatri.

    Sidoqoftë, deri tash nuk ka reaguar asnjë prej anëtarëve të Bordit veçmas, por i kanë drejtuar një letër të përbashkët Qeverisë Kurti, ku ky vendim u cilësua si politik dhe me qëllim të denigrimit të ndërmarrjes./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!