×
  • Lajme
  • Lajme

    Vjosa Osmani zbulon si iu sulmua familja: Disa persona erdhën në oborrin e shtëpisë dhe m’i frikësuan fëmijët

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 20:50

    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht. Ajo ndër të tjera ka folur edhe për sulmet mediatike që i janë bërë gjatë fushatës zgjedhore.


    Osmani ka thënë se është e vetmja kandidate ndaj së cilës janë bërë shpifje të shumta gjatë dhe pas zgjedhje, të cilat kanë rrezikuar edhe jetën e familjes dhe fëmijëve të saj, shkruan Reporteri.net.

    Ndër të tjera Vjosa Osmani ka përmendur edhe  një rast kur disa njerëz të ndikuar nga shkrime kundër saj kanë shkuar në oborrin e familjes së saj dhe kanë tentuar t’ia frikësojnë fëmijët.

    “Kjo nuk ka lidhje me LDK-në, por jam e vetmja kandidate ndaj së cilës janë bërë shpifje të ulëta duke rrezikuar jetën e fëmijëve të mi. Pra më është rrezikuar familja me storie kinse jemi spiunë të Serbisë. Është gjuha e njëjtë që është përdorë në vitet e 90-ta ndaj zyrtarëve të LDK-së.  Njerëz të caktuar kanë ardhur në oborrin e shtëpisë sonë dhe kanë tentuar të frikësojnë fëmijët tanë pas disa shkrimeve të tilla”, ka thënë ndër të tjera Osmani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!