×
  • Lajme
  • Lajme / Kronikë e zezë

    Vritet një grua në Pejë, i dyshuar bashkëshorti i saj

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 9:08
    Foto: Ilustrim

    Një vrasje  dyshohet ka ndodhur në Pejë mëngjesin e sotëm.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë për gazetën online Reporteri.net se e vdekur ka mbetur një grua. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton”, rreth orës 08:15.

    Rugova  për Reporteri.net bëri të ditur se i dyshuari për aktin tashmë është arrestuar.

    Ndërkaq, kryeprokurori i Pejës Agim Kurmehaj ka thënë për Klan Kosova se i dyshuar në këtë rast është bashkëshorti i viktimës.

    “Po, ka ndodhur një vrasje. Dyshohet se burri e ka vrarë gruan. Jemi në vendin e ngjarjes, nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Kurmehaj. /Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!