×
  • Lajme
  • Lajme

    Vuçiqi, Gjukanoviqit: Nuk mund të imagjinohet Kosova pa shqiptarë, e as Mali i Zi pa malazezë

    Reporteri
    12 Shtator 2021 | 14:18

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi sot, duke reaguar ndaj deklaratës së presidentit malazez Milo Gjukanoviq se Serbia do ta donte Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë, se “nënndërgjegjja e Gjukanoviqit fshihet pas asaj deklarate, sepse ai është ai që dëshiron Malin e Zi pa serbë”.


    “Unë nuk dua, as nuk është e mundur Kosova pa shqiptarë, as Mali i Zi pa ata që deklarohen si malazezë. Kjo është e pamundur dhe nuk ka qenë kurrë qëllimi im”, citohet të ketë thënë Vuçiq në Kraljevë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, përcjell Telegrafi.

    Siç thotë ai, pas asaj deklarate qëndron “nënndërgjegjja e Milo Gjukanoviqit, i cili dëshiron dhe, shton ai, gjithmonë ka dashur dhe gjithçka që ka bërë, ai ka punuar për ekzistencën e Malit të Zi pa serbë”.

    “Unë dua Malin e Zi në të cilin do të jetojnë malazezët, serbët, shqiptarët, boshnjakët dhe të gjithë të tjerët, vetëm se të gjithë kanë të drejtë të jenë ata që janë…”, ka thënë më tej presidenti i Serbisë./Telegrafi

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!