×
  • Lajme
  • Lajme

    Vulin thotë se narkokartelët i ndjekin me interes telefonatat Kurti – Gjukanoviq

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 10:57

    Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandër Vulin tha mbrëmë se biseda për ekonomi mes kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq është duke u ndjekur me vëmendje dhe aprovim nga narkokartelet e drogës.


    “Kur Kurti dhe Gjukanoviqi bisedojnë për ekonominë, ata ndiqen me vëmendje dhe miratim nga narkokartelet e drogës, të cilat kanë pasur humbje të mëdha ekonomike si pasojë e mbylljes së kufijve”, tha Vulin për mediat serbe.

    Në mesin e temave të bisedës telefonike mes Kurtit e Gjukanoviqit ishte edhe dialogu Kosovë-Serbi.

    Kurti me këtë rast ka deklaruar se është për një dialog të përgatitur mirë e me parime dhe jo për një zgjidhje të shpejtë, nën udhëheqjen e BE-së dhe ShBA-ve, të cilat nuk mund të zëvendësohen apo ta përjashtojnë njëra tjetrën. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!