×
  • Lajme
  • Lajme

    VV dhe LDK ende pa marrëveshje, Thaçi paralajmëron thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit

    Reporteri
    10 Dhjetor 2019 | 13:18

    Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se do të respektojë afatet ligjore dhe kushtuese për thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit.


    “Në kohë të rregullt kushtetuese dhe sipas ligjeve”, u përgjigj shkurt Thaçi, i pyetur nga gazetarët se kur do ta thërrasë seancën e konstituimit të legjislaturës së gjashtë të Kuvendit.

    Ai këto komente i ka bërë pas homazheve që bëri në Kompleksin Përkujtimor në Reçak.

    Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit ka filluar të rrjedhë edhe zyrtarisht afati kushtetues për konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës.

    Në bazë të Kushtetutës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda 30-ditësh nga dita e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve.

    Kushtetuta e parasheh që presidenti i Kosovës të thërrasë seancën e parë të Kuvendit, por Kuvendi mund të mblidhet dhe vetë./EO

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!