×
  • Lajme
  • Lajme

    VV-ja nuk përmbahet: Asamblisti i Prishtinës uron “azil” në Amerikë për Shpend Ahmetin

    Reporteri
    09 Tetor 2019 | 16:07

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Salih Zyba dy ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme që e nxorën partinë e tij si të parën, kërcënoi ish-partiakun e tij, e kreun e PSD-së, Shpend Ahmetin duke e krahasuar të njëjtin me ish-kryetarin e Kaçanikut, Xhabir Zharkun.


    Zyba, ndër të tjera shkroi në Facebook se pasi Ahmeti më nuk do të jetë deputet, mund të largohet nga Kosova, duke shtuar se ka të drejtë ta zgjedh vendin ku do të jetojë sikur Xhabir Zharku, shkruan Reporteri.net.

    Ndonëse Zyba ende nuk ka kërkuar falje për këto deklarata, për Ahmetin ka ardhë një “kërcënim” tjetër. Asamblisti i Vetëvendosjes në Prishtinë, Arbër Vokrri ka vazhduar diskursin e Zybës duke i uruar Ahmetit, siç ka shkruar ai “azil të qetë në Amerikë”.

    “Shpend krye…tari. Me 1400 votat tua në Prishtinë, t’uroj “azil” t’qetë n’Amerikë. Shoqni, t’bohemi gati për zgjedhje n’Prishtinë”, ka shkruar Vokrri në llogarinë e tij në Facebook. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!