×
  • Lajme
  • Lajme

    Zbulohet njëri nga të rinjtë që i vënë flakën këlyshit në Mitrovicë: E kish pas koronën ky!

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 12:15

    Një veprim i turpshëm ka ndodhur nga dy të rinj mitrovicas, veprim i cili edhe është xhiruar me telefon.


    Në video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si dy të rinj i vënë flakën një qenushi, i cili nga tmerri ikën me vrap, shkruan Reporteri.net.

    Të rinjët janë arsyetuar, pasi thanë se ky qenush kishte koronavirusin.

    Për më tepër ata e incizojnë qenushin derisa ikën, dhe dëgjohen duke qeshur me veprimin e tyre, pa dyshim të turpshëm.

    Ndërkaq, pak çaste më parë janë siguruar edhe bisedat në Viber, ku mes tjerash thuhej se qenushi kishte koronaviruisn.

    Njëri prej të dyshuarve, i identifikuar me emrin Blend, i ka thënë një aktivisti të të drejtave të kafshëve se “qeni ka pasur koronavirus”.

    Kujtojmë se në një konferencë për shtyp të premten, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, kërkoi nga qytetarët të jenë të kujdesshëm në kontakte fizike me kafshët.

    “Nëse keni kafshë shtëpiake largoni ato apo keni shumë kujdes”, u shpreh Vitia.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!