×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëdhënësi i BE-së: Nuk e dimë sa do të zgjasë takimi trepalësh, Borrel do të dalë me deklaratë

    Reporteri
    18 Mars 2023 | 15:03

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano nuk ka dhënë detaje të takimit trepalësh në Ohër të Maqedonisë, ndërmjet përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

    Stano në një paraqitje para gazetarëve tha se përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell do të dalë në fund të ditës me një deklaratë për media, por që nuk do të pranohen pyetje të gazetarëve.

    “Në fund të këtij takimi do të vijë këtu…nuk e dimë kohën, nuk e dimë sa do të zgjasë takimi…por do të ju informojmë…”, tha Stano, duke shtuar se deklaratë mund të jetë në orët e vona të pasdites ose në mbrëmje.

    “Nuk do të them asgjë për përmbajtjen. I përmbahemi rregullave dhe nuk do të flasim për atë që është diskutuar… do të ketë deklaratë pas takimit”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!