×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Kurti gjen kohë për simpoziume të kota, në vend se të interesohet për qytetarët

    Reporteri
    17 Korrik 2021 | 8:20

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për siç e quajti, neglizhencën e treguar ndaj rastit të helmimeve në Deçan.


    Zemaj që vjen nga kjo komunë, në Klan Kosova tha se fatmirësisht situata është menaxhuar mirë nga niveli lokal, pra nga personeli shëndetësor i QKMF-së dhe Komuna e Deçanit.

    “Kjo duhet të jetë një shembull për të gjithë ne se kur të ndodh diçka e tillë në një komunë të vogel, duhet të vihet në pah se çka është qeverisja e mirë dhe vullneti i një qeverie që të jetë pranë qytetarit”.

    “Kujdesi i Qeverisë ka qenë i vonuar. Nuk e di në aspektin njerëzor se si ndihet një përgjegjes i insitucuionit. Dolën në terren pas 4 ditësh. Nuk ka nevoje të ketë kerkësë për ndihmë kur 900 qytetarë të vendit tënd kërkojnë ndihmë mjekësore. Edhe po të kishte ndodhur në një vend fqinj, ngritet vigjilenca e një qeverie se a mund t’i del në ndihmë, e lëre më në komunen në brendi të shtetit”.

    “Nëse duhet që 1500 qytetare të jetë numri për ta zgjuar përgjegjësinë e Qeverisë që duhet ta shohin qytetarin për së afermi, cilat mund të jenë pasoja tjera eventuale? Kjo tregon që nuk je i gatshëm për të marr veprime, ose ndoshta funksionojnë me atë logjikën që ‘është e premte, e shtune e diel dhe duhet pushuar’”.

    Përveç kësaj, Zemaj kritikoi Kurtin edhe për faktin që ka qëndruar në Greqi për disa ditë dhe se nuk ndodhet në vend për t’u marr me çështjet që janë në interes të shtetit.

    “Për herë të parë Qeveria nuk raporton për punën 100 ditore. Dhë tjetra, më skandalozja është që për një periudhë kohore kur ke krizë shëndetësore dhe kur ke debat parlamentar e një numër të madh të ratifikimit të marreveshjeve ndërkombëtare, kryemnistri gjen kohë për gjëra të interesit personal”.

    “Një kryeministër i një vendi normal për një periudhë kohore që ndodhën këto ngjarje tepër të rëndësishme gjen kohë për simpoziume shkencore e politike të kota, që nuk janë interes i Republikës së Kosovës, dhe në fund e kryen detyrën e një atasheje të kulturës për të shkuar e promovuar një film të caktuar. Kaq është interesi i kësaj qeverie e i këtij kryeministri për qytetarët e këtij vendi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!