×
  • Lajme
  • Zgjedhjet Lokale 2021

    Uran Ismaili thotë se në qeverisjen e tij drejtorët nuk do të jenë partiak

    Reporteri
    15 Tetor 2021 | 20:37

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka folur për vendimet e tij të para që ai do t’i marrë si Kryetar i Komunës së Prishtinës.

    Ai ka folur për 100 vendimet që ai do t’i marrë në 100 ditët e para të qeverisjes. Njëri prej vendimeve të tij është që drejtorët në Komunën e Prishtinës nuk do të jenë partiak, por njerëz profesionistë të fushës që zgjidhen përmes dy kritereve: së pari – profesionalizmi, e së dyti – dashuria dhe përkushtimi i tyre ndaj qytetit të Prishtinës.

    Ai ka thënë se së bashku me ekipin e tij do të qeverisin Prishtinën me plan, përkushtim, energji dhe vullnet – pa u ndalur asnjëherë, pa orar të zakonshëm prej orës 8:00 deri në 16:00, sepse qyteti ka shumë probleme e nevojitet shumë punë për të arritur deri tek zgjidhjet shumë të nevojshme.

    “Këto 100 vendime janë zotimi im se do të punoj me bashkëpunëtorët në komunë dhe me qytetarët e Prishtinës që brenda 100 ditëve të kemi një qytet më të pastër e më të sigurt për të gjithë. Do të punojmë me administratën publike dhe të gjithë ata që do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre planeve.”, ka thënë Ismaili në RTK.

    Me mua si Kryetar, Prishtina do ta ketë vëmendjen dhe përkushtimin e plotë të kryetarit të komunës. Do të ketë mentalitet të ri të qeverisjes, me qasje shumë të afërt e të lehtë për qytetarët, ka thënë mes tjerash Ismaili.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!