×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj: Kur ishte Kurti në opozitë, e kundërshtonte atë që e prezantoi sot në Bruksel

    Reporteri
    15 Qershor 2021 | 17:12

    Analisti Petrit Zogaj ka reaguar pas takimeve që zhvilloi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel dhe Tiranë.


    Sipas tij, kryeministri Kurti është pajtuar për “treg të përbashkët rajonal”, ide që Zogaj thotë se kreu i ekzekutivit e kishte kundërshtuar gjatë kohës sa ishte opozitar.

    Zogaj thotë se aktualisht Kurti po e promovon një ide të tillë.

    Postimi i tij i plotë:

    Ne takimin rajonal te Tiranes para pak ditesh dhe sot kete ne Beuksel, KM i Kosoves eshte pajtuar per “treg te perbashket rajonal.” Kete treg Serbia eshte duke e kerkuar me vite. Perderisa Albin Kurti, sa ishte ne opozite e kundershtonte ashper kete ide, eshte pikerisht ai, ne poziten e KM qe po e promovon nje gje te tille.

    Sigurisht, per t’a bere kete ndryshim radikal me pak te dukshem, behen deklarata te tipit “Perplasja ne mes KM Kurti dhe KM se Serbise ne Tirane,” ose “Kurti pyeti Vicicin se kur do ta njohes Kosoves,” e te ngjashme. Perderisa, Kosoves i ofrohet “ushqim” ditor me keso deklaratash, Serbise po i ofrohet tregu i perbashket. Po kjo ka pak rendesi per masat, per to, eshte e mjaftushme qe ndodhi “perplasja.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!