×
  • Lajme
  • Lajme / Çështjet Globale të Grave

    Zyrtarja e DASH-it: Trajnime për zyrtarët e sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë që të luftohet dhuna me bazë gjinore

    Reporteri
    16 Prill 2024 | 19:31
    DASH

    “Mbështetja për zyrtarët e zbatimit të ligjit, mbështetja dhe trajnimet për prokurorët dhe gjyqtarët, se si ta trajtojnë dhunën me bazë gjinore, mund ta ndihmojnë Kosovën në luftimin e kësaj dukurie”, thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Katrina Fotovat, zëvendësdrejtoreshë e Zyrës së Sekretarit amerikan të Shtetit për Çështjet Globale të Grave.

    Fotovat po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

    Në ditën e dytë të këtij forumi, në Kosovë është vrarë edhe një grua – e dyta brenda pesë ditësh. Për të dyja rastet, të dyshuar kryesorë janë burrat e tyre.

    Fotovat thotë se në vendet e paskonfliktit, kudo nëpër botë, ka cikle traumash që ndodhin në çdo brez.

    “Ne duhet ta pranojmë këtë dhe ta trajtojmë si diçka që e dimë se do të ndodhë”, thotë ajo.

    Zyrtarja e lartë amerikane, gjithashtu, thekson rëndësinë e dialogut me familjet dhe të përfshirjes së burrave në diskutim.

    “Kemi zbuluar se koha më e mirë për t’i angazhuar burrat në [bisedat për] dhunën seksuale ose dhunën me bazë gjinore, është pasi ata të bëhen baballarë”, thotë Fotovat.

    Intervistën e plotë mund ta lexoni në Radio Evropa e Lirë 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!