×
  • Prospect
  • Prospect

    Pak gjëra janë më të rrezikshme se ekonomistët me zili fizikanti

    Reporteri
    14 Shtator 2022 | 16:38

    Autor: John Rapley


    Dy pyetje: A është mirë apo keq që atletët profesionistë fitojnë 400 herë më shumë para se infermierët, dhe a është teoria e fijeve rrugë pa krye? Secila pyetje shkon mu në rrënjë të fushës së saj. Megjithatë, derisa për pyetjen e parë mbase keni përgjigje, për të dytën do të kishit opinion vetëm po qe se keni studiuar fizikë.

    Kjo gjë u shkon nervash ekonomistëve, të cilët habiten se pse të gjithë ndjehen të lirë dhe futen në debate ekonomike në vend se këtë gjë t’ua lënë ekspertëve, siç u lihet mjekësia apo fizika. Një gjë që ekonomistët nuk e pranojnë zakonisht, se në rangun e temave që i shqyrtojnë, ata shpesh kanë pasur përgjigje për çështje para se të nisnin studimet e tyre. Shkencëtarët supozohet se arrijnë në konkluzionet e tyre pas hulumtimeve dhe peshimeve të dëshmive, por, në ekonomi, konkluzionet mund të vinë të parat, me ekonomistë të cilët pastaj gravitojnë drejt një teze që u përshtatet botëkuptimeve të tyre morale.

    Kjo gjë s’duhet të befasojë. Ekonomia gjithmonë ka qenë një ushtrim etik dhe social, qëllimi i saj ka qenë të prodhojë rregulla përmes të cilave një komunitet organizom prodhimtarinë e tij. Nuk është e rastësishme që Adam Smith, Pasuria e Kombeve e të cilit shpesh shihet një tekst themeltar i ekonomisë, ka qenë filozof moral. Edhe që atëherë, ka qenë graali i shenjtë i ekonomistëve që zanatin e tyre ta kthejnë në shkencë, duke e përdorur atë për të shpaluar kodet të cilat supozohet të jenë groposur mu në zemër të ekzistencës. Ata eksperimentuam me matematikë dhe reflektuan mbi revolucionin e Charles Darwin-it në biologji, por do të ishte fundi i shekullit të 19’të që do t’ia sillte ekonomisë një model për vete. E gjeti te fizika.

    Alfred Marshall, një nga arkitektët e “revolucionit margjinal” që i dha jetë ekonomisë moderne, pa dyshim kishte paraprirjet që e çonin atë drejtë një pikëpamje fizike mbi botën. Një ish seminarist që shijonte shpështjellimet në ecje të gjata në malet e Skocisë, ai ishte i tërhequr ndaj një pikëpamje që universi është brendësisht i rregulluar. Megjithatë, margjinalistët kishin arsye tjera se pse të adoptonin pikëpamje fizike mbi botën. Fizika atëbotë po ngritej si shkenca më kanonike. Si model nuk ishte rivalë. Përveç kësaj, me disa hamendësime bazike, modeli fizik dukej të bartte drejt sjelljes njerëzore.

    Mendoni, për shembull, për atë mësimin e shkollës së mesme për transferimin e energjisë. E fusni një copëz hekuri të nxehtë në një kovë ujë, del avull, metali ftohet, dhe uji ngrohet derisa që të dyja eventualisht arrijnë në temperaturat e njëjta: ekuilibrim. Epo, në mënyrë të ngjashme mund ta mendoni hekurin e nxehtë si tregtar, kovën me ujë si klient dhe energjinë si para. Artikulli që duhet të shesë dyqanxhiu është i nxehtë – të gjithë e duan – por, si klient, kuleta juaj e zbrazët ju bën një kovë me ujë të ftohtë. Ose shitësi e ul çmimin për të arritur ekuilibrin me ju, ose pret derisa një klient më i nxehtë, ai me portofolin e plotë, të hyjë në dyqan. Në këtë mënyrë, çanta do të shitet me një çmim ekuilibër më të këndshëm për shitësin.

    Kjo është mënyra se si margjinalistët i konceptuan transaksionet e tregut. Disa nga margjinalistët e hershëm shkuan aq larg sa të krahasonin në mënyrë eksplicite kënaqësinë, ose atë që ata do ta quanin dobi, me energjinë. Nga atje, ishte një hap i shkurtër për të thënë se transaksionet e tregut zbuluan ligjet e natyrës. Në vitet 1930, Lionel Robbins përcaktoi urdhërimet themelore të disiplinës kur tha se premisat mbi të cilat u themelua ekonomia vinin nga “deduktimi nga supozimet e thjeshta që pasqyronin fakte shumë elementare të përvojës së përgjithshme” dhe si të tilla ishin “po aq universale sa ligjet e matematikës ose mekanikës, dhe aq pak të aftë për “pezullim”‘.

    Ah po, përvojë e përgjithshme. Çfarë ka thënë Albert Einstein-is për arsyen e shëndoshë? Një gjë qesharake ndodhi në rrugën e saj për t’u bërë shkencë: ekonomia rrallë i testoi premisat e saj në mënyrë empirike. Vetëm vitet e fundit ka pasur një hetim serioz të supozimeve të saj thelbësore dhe, shumë shpesh, është parë se nuk ekzistojnë fare.

    Ndryshe nga fizika, nuk ka ligje universale dhe të pandryshueshme të ekonomisë. Ju nuk mund ta largoni gravitetin nga ekzistenca. Por siç tregon përsëritja e flluskave spekulative, ju mund të çlironi ‘shpirtrat e kafshëve’ në mënyrë që sjellja njerëzore dhe vetë çmimet të sfidojnë gravitetin ekonomik. Ndryshoni kontekstin social – në gjuhën ekonomike, ndryshoni strukturën e nxitjes – dhe njerëzit do të ndryshojnë sjelljen e tyre për t’u përshtatur me kornizën e re.

    Kjo është diçka që ‘zilia e fizikës’ nuk mund ta kapë – që natyra sociale e qenieve njerëzore bën çdo ligj të sjelljes tentativ dhe kontekstual. Në fakt, vetë termi “shkencë shoqërore” ndoshta shihet më së miri si një oksimoron. Në vitet e para të ringjalljes neoklasike, në vitet 1970, laureati i Nobelit Wassily Leontief paralajmëroi kundër zhvendosjes që kishte filluar në ekonomi drejt asaj që më pas u quajt “zilia e fizikës”. Duke vënë në dukje se të dhënat njerëzore ndryshonin nga ato në shkencat natyrore për nga natyra e tyre fluide, Leontief tha se ekonomistët do të bënin më mirë të shpenzonin më pak kohë për të përsosur matematikën e tyre dhe më shumë kohë duke u zhytur dhe ndotur me të dhënat e tyre.

    Megjithatë, ai gjithashtu pranoi se paralajmërimi i tij ka të ngjarë të binte në vesh të shurdhër. Apogjeu i ‘shkencizmit’ ekonomik erdhi në vitet 1990, një dekadë në të cilën ekonomistë si Alan Greenspan u konsideruan si guru, Bill Clinton po e përshkruante globalizimin si një forcë të natyrës, të cilës qeveritë duhej t’i nënshtroheshin dhe ekspertë të çuditshëm si Jeffrey Sachs po fluturonin nga një vend në tjetrin duke këshilluar ish-komunistët se si t’i rilidhnin vendet e tyre me këtë rend natyror të supozuar.

    Pasqyra ka zbuluar arrogancën e gabuar të asaj dekade, gjatë së cilës Greenspan ndihmoi të nxiste një flluskë spekulative që pothuajse shkatërroi ekonominë botërore dhe reforma e dështuar e Bashkimit Sovjetik rrëzoi shtatë vjet nga jetëgjatësia e tij. Shumë ekonomistë, përfshirë Sachs, mbrojnë veten me arsyetimin se këshillat e tyre nuk u morën në fakt: politika e keqe pengoi ekonominë e mirë.

    Por kjo vetëm sa e vërteton pikën e Leontief. Ekonomitë janë konstruksione sociale. Kjo nënkupton detyrimisht politikën. Pikërisht për shkak se politikat ekonomike prekin kaq thellë, njerëzit interesohen shumë më tepër për to sesa për debatet e fizikës. Metoda e ekonomistëve në fillim të shekullit ishte të kalonin nëpër grupe të dhënash duke kërkuar modele – ekonomi në 30,000 këmbë (nganjëherë, fjalë për fjalë). Sikur të kishin marrë këshillat e Leontief-it dhe të kishin kaluar më shumë kohë në terren duke u njohur me subjektet e tyre, ata mund të kishin qenë në gjendje të parashikonin mënyrat se si politika do të ndikonte në modelet e tyre.

    Duke pasur parasysh këtë verbëri të qëllimshme, reagimi aktual kundër ekonomistëve është i kuptueshëm. Si përgjigje, një ‘revolucion i të dhënave’ ka shtyrë shumë ekonomistë të bëjnë më shumë punë të rënduar me të dhënat e tyre, ndërkohë që angazhohen në debate publike rreth prakticitetit të punës së tyre. Më pak shkencë, më shumë shoqëri. Kjo është një recetë për një ekonomi që ende mund të shpengojë ekspertët.

    Për Autorin: John Rapleyis, një ekonomist politik në Universitetin e Kembrixhit, si dhe një profesor i lartë në Institutin e Johanesburgut për Studime të Avancuara. Libri i tij i fundit është Twilight of the Money Gods: Economics as a Religion and How it All Wrong (2017) dhe libri i tij i ardhshëm (me Peter Heather) është “Pse bien perandoritë: Roma, Amerika dhe e ardhmja e Perëndimit” (e ardhshme në 2023). Ai jeton në Londër dhe Johanesburg.

    Shkrimi është përkthyer në shqip nga gazeta online Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    Prospect

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!