×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    25 raste të reja me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    08 Shtator 2022 | 11:30

    Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se janë shënuar 25 raste të reja me coronavirus në Kosovë, nga 229 testime të bëra.

    MSH njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 190 persona, ndërkaq në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 371.

    Ministria njofton se janë dhënë 20 vaksina, ndërsa në total nga fillimi i vaksinimit janë administruar 1,835,735.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!