×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Si ndikon kafja te diabeti dhe niveli i sheqerit në gjak

    Reporteri
    12 Prill 2023 | 19:53

    Informacionet që gjenden në rrjet mbi rolin e kafesë tek sheqeri në gjak apo diabeti, mund të shkaktojnë shpesh konfuzion.

    Kjo për faktin se ka pretendime sipas të cilave pavarësisht se kafeja mund të ofrojë disa përfitime për diabetikët, ajo mund të ketë një ndikim jo të mirë tek sheqeri në gjak.

    Ajo që ekspertët, të cilëve u referohet AgroWeb.org shpjegojnë është se kafeja përmbajnë shumë substanca të ndryshme.

    Disa prej tyre kanë efekt mirëbërës në shëndetin e një diabetiku ndërsa të tjera mund të kenë një ndikim negativ.

    Kafeina për shembull ka një ndikim afatshkurtër tek insulina.

    Si ndikon kafeja tek niveli i sheqerit në gjak

    Të dhënat e studiuesve tregojnë se konsumi i lartë i kafeinës përgjatë një periudhe një mujore ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës tek diabetikët.

    Sa më i lartë konsumi i kafesë aq më e ulët është ndjeshmëria ndaj insulinës.

    Duke qenë se kafeina ndikon tek ndjeshmëria ndaj insulinës, ekspertët janë të mendimit se kafeja pa kafeinë është alternativa më e mirë për njerëzit që vuajnë nga diabeti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!