×
  • Lajme
  • Shqipëria

    27 raste pozitive në Shqipëri, Rama: Kemi hyrë në zonën e zjarrit

    Reporteri
    03 Prill 2020 | 12:53

    Kryeministri Rama, teksa konfirmon 27 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, shkruan se Shqipëria ka hyrë tashmë  në zonën e zjarrit.


    Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat, ndërsa bashkëngjitur ka postuar një video me pamje të rënda nga Irani.

    “Sot, kur shumë prej jush kanë filluar të mendojnë shumë gabimisht se e keqja tanimë s’është rreziku i vdekjeve masive, po mbyllja në shtëpi hallet ekonomike, jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe se si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e Çelos hapim jo shumë, po pak vrima në barrikadat tona!”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!