×
  • Lajme
  • Shqipëria

    4 të vdekur e 301 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri

    Reporteri
    20 Tetor 2020 | 16:47

    Ka shkuar në 301 numri i rasteve të infektuarve me Covid në 24 orët e fundit, ndërkohë që rritja e numrit të të prekurve ka ardhur nga rritja e numrit të testimeve të kryera në ISHP dhe nga laboratorët privat: 1407 testime.


    Ndërkohë kanë humbur jetën 4 qytetarë kanë humbur jetën: një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça. Ndërsa të shtruar në spitale janë 255 pacientë, gjatë 24 orëve të fundit u shëruan 58 persona.

    Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

    144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore. 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.

    Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

    COVID-19 – Statistika (20 Tetor 2020)
    Raste të reja ditore 301
    Të shëruar ne 24 orë 58
    Humbje jete në 24 orë 4
    Testime ditore 1407

    Testime totale 1515782
    Raste pozitive 17651
    Raste të shëruara 10225
    Raste Aktive 6968
    Humbje jete 458

    Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
    Tiranë 3430
    Durrës 700
    Shkodër 473
    Fier 444
    Korçë 432
    Lezhë 349
    Elbasan 293
    Vlorë 270
    Berat 215
    Kukës 176
    Dibër 91
    Gjirokastër 86

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!