×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aktivisti ironizon gruan e Ramës: Del “Gucci Linda” të flasë për gratë shqiptare

    Reporteri
    29 Shkurt 2020 | 11:54

    Aktivisti ironizon gruan e Ramës: Del “Gucci Linda” të flasë për gratë shqiptare… neveri!


    Aktivisti i Shoqërisë Civile Altin Hazizaj ka reaguar mjaft ashpër lidhur me gruan e kryeministrit Rama, e cila mbajti një fjalë ditën e djeshme në Kongresin e Partisë Socialiste.

    Hazizaj ka ironizuar Linda Ramën, duke thënë se ndjeu neveri kur pa sesi “Gucci Linda” po fliste në emër të grave të varfra të Shqipërisë.

    “Të dalë Gucci Linda e të flasë për gruan fshatare e qytetare të Shqiperisë, është njësoj si Nexhmije Hoxha që flet për demokracinë e burrit të saj. Më vjen vetëm një fjalë në mendje: NEVERI!,”-shkruan Hazizaj.

    STATUSI I PLOTË:

    Gucci Linda, qe nuk ka jetuar nje dite ne varferi, del e me flet per grate e majta, punetore dhe fshatare, qe enderrojne te kene rrogen e muajit sa ka Linda pagesen e saj ditore, eshte qendrimi me i pafytyre dhe mashtrimi me i keq qe i behet te majteve, sidomos atyre mijerave qe shpresuan tek Rilindja dhe sot enden si lypsa rrugeve te Europes!

    Asnjehere nuk ka qene e nuk do te jete PS kaq rende e mashtruar dhe e vene perfund nga fenomeni Rama-Linda, qe jane aty vetem per te kontrolluar pushtetin qe sjell paraja e favoreve dhe korrupsionit!

    E pra, te dale Gucci Linda e te flase per gruan fshatare e qytetare te Shqiperise, qe perpos se e dhunuar dhe denigruar, nuk gjen asnje mbeshtetje tek sistemi nje-partiak qe burri i saj ka ngritur ne kembe, eshte njesoj si Nexhmije Hoxha qe flet per demokracine e burrit te saj, duke harruar te gjithe te vraret e te renuarit qe ai sistem la pas! Jane te njejtat fytyra, te njejtat rrite, te njejtat metoda, thjesht ndryshon marka e veshjeve dhe konturi shoqeror!

    Me vjen vetem nje fjale ne mendje: NEVERI!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!