×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Anëtarja e Komitetit të Ekspertëve: Maska do bëhet e detyrueshme në Shqipëri

    Reporteri
    08 Korrik 2020 | 23:56

    Mjekja Gjeorgjina Kuli, anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve për pandeminë, tha se është vendosur që maskat të bëhet të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura, pritja në radha dhe se nëse kjo nuk respektohet do të vendosen gjoba.


    E ftuar në emisioni “Repolitix”, mjekja Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

    “Në ambientet e mbyllura do të jetë e detyrueshëm maska dhe do të ketë gjoba dhe do të bëhet këto ditë. Janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejtë. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”, tha anëtarja e Komitetit teknik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!