×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 45-vjeçari nga Golemi, u kap duke transportuar 9 kg drogë drejt Korçës

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 23:44

    Një 45-vjeçar banues në Golem është arrestuar në flagrancë nga policia e Pogradecit pasi ishte duke transportuar 9 kg lëndë të dyshuar si Cannabis Sativa.


    Policia lokale ka vënë në pranga shtetasin me iniciale B.B, 45-vjeç.

    “Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin e tij në aksin rrugor Pogradec-Korçë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 9 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa”, sqaron policia, shkruan shqiptarja.com.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!