×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet shqiptari që kishte vrarë një person me 12 plumba

    Reporteri
    12 Korrik 2019 | 19:37

    E thirri në emër personin që i kishte vrarë të vëllanë dhe më pas e qëlloi për vdekje me 12 plumba.


    Kjo është historia e Skënder Bakut, sot 53 vjeçar dhe tashmë i arrestuar nga policia, pas një kërkimi që ka zgjatur prej 6 vitesh. Baku u dënua për vrasjen me motive hakmarrje me 35 vite burg, pasi më 2013 vra Lulzim Sherën.

    Lulzim Shera e vrau vëllanë e të arrestuarit të sotëm në qelitë e burgut 313 në Tiranë, pas një sherri me të. Shera e goditi për vdekje Arjan Bakun me mjete të forta. Ngjarja ndodhi në vitin 92’ dhe për këtë akt ai u dënua me 20 burgim. Më 2012 Shera doli nga burgu dhe një vit më vonë gjeti vdekjen nga dora e Skënder Bakut. Shera u qëllua teksa shkoi të blinte bukë në një furrë në Fushë- Krujë. Ekzekutuesit ishin Skënder dhe Altin Baku, vëllezërit e personit që Shera kish vrarë. Ata e kanë thirrur me emër dhe teksa Shera është kthyer, është qëlluar me breshëri automatiku.

    NJOFTIMI I POLICISE:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Revenge”. Kapet një person i shpallur në kërkim për vrasje, i dënuar me 35 vite burg.

    Në vijim të punën për kapjen e personave në kërkim, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një personi të dënuar për vrasje, kanë zhvilluar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Revenge”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim:

    – Skënder Baku, 53 vjeç, banues në Luz, Fushë Krujë .

    Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda,Tiranë, më datë 28.09.2015, e ka dënuar me 35 vjet burg, për veprat penale “Vrasje për gjakmarrje, kryer në bashkëpunim “dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

    Ky shtetas më datë 01.09.2013 në qytetin e Fushë Krujës ka vrarë me armë zjarri shtetasin L.Sh. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!