×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrijnë edhe 15 mijë vaksina anti-COVID në Shqipëri, Edi Rama i pret në aeroport

    Reporteri
    01 Mars 2021 | 22:31

    Pak pas orës 21:00 të së hënës kanë arritur në aeroportin e Rinasit në Tiranë edhe 15.210 dozat e vaksinave të kompanisë Pfizer.


    Në aeroport ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, i cili u shpreh se ardhja e vaksinave do të vijojë pa ndërprerje.

    “Do të marrim 30 mijë doza në muajin prill dhe skeduli do të vazhdojë pa ndërprerje çdo muaj. Kam besim se shumë shpejt do të kemi një lajm shumë të mirë sepse kemi të konfirmuara 14 mijë dozat e para nga Astra Zeneca Brenda marsit, nga ana tjetër po punojmë me disa burime të tjera. Ju lutem durim, pasi është një luftë e madhe tregtare dhe ne nuk jemi mbrapa askujt. Durim”, u shpreh Rama.

    Më herët gjatë së hënës, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se këto doza vaksine do të vinin ditën e martë, duke pasur një shtyrje për 24 orë, por më pas avioni mbërriti në mbrëmje në aeroportin e Rinasit./ A2 CNN

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!