×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Belgut ia vjedhin biçikletën në Bruksel, përmes telefonit e gjen në Fier

    Reporteri
    29 Tetor 2019 | 13:22

    Një banor i Brukselit arriti të gjejë biçikletën e vjedhur falë aplikacionit Find My Bike. Ai kishte hequr dorë, kur papritur, aplikacioni e njoftoi mbi vendndodhjen e dyrrotakut: Fier.


    Denis Hacquin, pronari i një biçiklete elektrike, e pranon që historia e tij është goxha e veçantë. “Rreth një muaj më parë, në Ixelles, biçikleta ime që ishte brenda dhe e lidhur në mur, u vodh. Dorëzova një denoncim në polici dhe ata e klasifikuan si vjedhje,” tha Hacquin për Bruzz.

    “Pas kësaj, s’pati asnjë progres. Kalonin ditët dhe s’merrja asnjë lajm nga policia. Kisha hequr dorë deri kur aplikacioni më njoftoi se biçikleta ndodhej në Budapest dhe pak kohë më vonë, kishte mbërritur në Fier, në Shqipëri,” vijon Hacquin. “Ia dhashë këtë informacion policisë, por atyre iu deshën dy javë për të më kontaktuar. Kështu që e postova vendndodhjen në Reddit. Aty nisi gjithçka.”

    Thuajse menjëherë, Hacquin-it i shkruajtën me dhjetëra shqiptarë që donin ta ndihmonin. Dikush e udhëzoi t’i dërgonte një email kabinetit të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë. “Dërgova emailin dhe të nesërmen, gjetën biçikletën time. U treguan shumë të shpejtë,” tha ai, shkruan anabel

    Për momentin, Hacquin dhe përfaqësuesit e kryeministrit po përpiqen të gjejnë një mënyrë për të kthyer biçikletën në Bruksel. Momentalisht ndodhet në komisariat. “Për hir të historisë, do të ishte bukur nëse do të shkoja ta merrja në Shqipëri, por duhet të ketë ndonjë mënyrë që kushton më pak.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!