×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dy të vdekur në një aksident trafiku në Fushë Krujë-Laç, arrestohen shoferët

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 10:07

    Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit B. L., 43 vjeç, banues në Durrës dhe M. P., 26 vjeç, banues në Shkodër.


    Sipas policisë, “arrestimi i tyre u bë pasi më datë 23.11.2020, në aksin rrugor Fushë Krujë – Laç, në Thumanë, shtetasi B. L., duke drejtuar mjetin tip “Man” (trajler) është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin M. P. dhe për pasojë janë dëmtuar shtetaset F. G., 39 vjeçe dhe Gj. P., 57 vjeçe, të cilat kanë ndërruar jetë në spital“.

    Ndërsa i plagosuri nga ky aksident, shtetasi M. P. ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!