×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grushte dhe sharje për ndihmat e tërmetit, shkarkohet nga detyra kryeplaku

    Reporteri
    13 Dhjetor 2019 | 20:10

    Ndarja e ndihmave për banorët e prekur nga tërmeti i qershorit ka krijuar përplasje mes tyre dhe kryeplakut të fshatit Qafëzezë në Korçë.


    Banorët akuzojnë kryeplakun për ndarje të padrejtë të ndihmave. Ndërkohë, pas përplasjes me banorët , ai është shkarkuar nga detyra.

    Banorët e dëmtuar nga tërmeti i qershorit kanë dyshime se ndihmat janë dhënë jo sipas nevojës dhe kanë ngritur akuza për kryeplakun.

    Banorët mendojnë se kryeplaku ka bërë përzgjedhje të banorëve bazuar në miqësi dhe jo sipas nevojave.

    Më tej banorët kanë nisur të rrihen me njëri-tjetrin vetëm për të përfituar një sobë.

    Pas pak minutash ka reaguar dhe Kreu i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai që tha se nuk do të komentojë ngjarjen duke e quajtur vulgare.

    Më pas u morr vendimi që kryeplaku Ibrahim Osmani të shkarkohet nga detyra./abc

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!