×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kardiologu shqiptar: Shqipëri ka mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur me Covid

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 11:22

    Kardiologu në spitalit Amerikan, doktori Nevruz Caushaj ka deklaruar se koronavirusi nuk njeh moshë, pasi janë infektuar mbi 2 mijë e 500 fëmijë në Qendrën Spitalore për Pediatrinë.


    Novruzaj i ftuar në ABC e Mëngjesit u shpreh se virusi nuk selekton moshë dhe numri i vdekjeve normal që është më i madh.

    “Shtimi i vdekjeve nga Covid ishte i pritshëm, pasi vetë Covid shkonte dhe gjente njerëzit me sëmundje kronike ose me patologji që ishin në vuajtje e sipër. Normalisht që pritej që numri i vdekjeve të ishte më i madh se vitet e tjerë.

    Sot raportimet e Qendrës Spitalore për Pediatrinë janë mbi 2 mijë e 500 fëmijë të prekur nga Covidi, ka pasur shtrime nga fëmijët. Si mund të pretendojmë që mos të kapi të rinjtë. Ky nuk po pyet, po kap nga gratë shtatzënë e deri te fëmijët. Ky virus nuk selekton moshë. Nga ana tjetër për sa kohë po rri në treg, i ngjan shumë pak virusit në muajt e parë“, theksoi Caushaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!