×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Krimet e Rënda, 2 javë kohë prokurorisë të vërtetojë vdekjen e Admir Murataj

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 14:07

    Gjykata për Krime të Rënda i ka dhënë kohë 2 javë prokurorisë që të vërtetojë vdekjen e Admir Muratit, procesi ndaj të cilit pritej të niste gjatë ditës së sotme.


    Gjykata i kërkoi prokurorisë që përpos certifikatës së vdekjes, të paraqesë edhe prova të tjera, si akt ekspertime të vendit të ngjarjes dhe viktimës.

    Seanca e radhës do të mbahet në 2 maj, ora 9:00.

    Kujtojmë se Murataj mbeti i vrarë pasditen e 9 prillit, pas grabitjes së vlerave monetare brenda aueroportit të Rinasit, ndërsa ishte në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017.

    Grupi i tij u dënua gjatë marsit me më shumë se një shekull burg, ndër ta edhe vëllai i Admir Muratajt, Aleksandër Murataj

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!