×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kurti në Gjirokastër: Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell ndryshimin

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 13:26

    Albin Kurti po vijon për të tretën ditë radhazi vizitën në Shqipëri , ku po mbështet kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet e 25 prillit.


    Kurti tha se 3 kandidatët për deputetë të LVV janë të pavarur dhe duhet të jenë në Kuvendin e Shqipërisë për t’u angazhuar për përparimin e vendit.

    “Janë tre kandidatë të pavarur të zgjedhur nga populli të cilët ne i mbështesim: Kreshnik Merxhani në Gjirokastër, Boiken Abazi në Tiranë dhe Iljaz Shehu në Lezhë.

    Janë të pavarur dhe ne i duam për deputetë të Kuvendit të Shqipërisë që të përfaqësojnë qytetarët dhe të angazhohen për përparimin e të gjithëve, sepse Shqipëria ka nevojë për zhvillim që sjell ndryshim dhe për drejtësi që nuk lejon korrupsionin”, u shpreh kreu i LVV.

    Më herët Kurti ka qenë në qytetin e Lezhës dhe Tiranës në mbështetje të kandidatëve, Iljaz Shehu dhe Boiken Abazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!