×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mbërrijnë në Rinas mbi 32 mijë vaksina antiCOVID

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 22:25

    Në Rinas mbrëmjen e sotme mbërritën më shumë se 32 mijë doza të vaksinës “Pfizer”. Lajmin e dha kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook, ku shkruan se procesi vijon cdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç.


    “32,760 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Aeroportin “Nënë Tereza”, duke çuar në  1,611,550 sasinë e vaksinave anticovid të mbërritura në vend. Vijojmë çdo ditë pa u ndalur me vaksinimin e hapur +18 vjeç, deri të dielën, në çdo qendër vaksinimi në vend” shkruan Rama.

    Në Shqipëri janë vaksinuar mbi një milion qytetarë me dozat Pfizer, AstraZeneca dhe dy vaksinat ruse dhe kineze. /abcnews/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!