×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Merret në mbrojtje nga policia italiani që qëlloi grabitësin shqiptar

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 16:10

    Vazhdon të jetë i shtruar në repartin e terapisë intensive e në prognozë të rezervuar dhe pse jashtë rrezikut për jetën 16 vjeçari shqiptar Enrico P., i cili mbrëmjen e së premtes 26 prill, së bashku me 2 persona të tjerë tentoi të grabisë një vilë dy katëshe në komunën Monterotondo në provincën e Romës.


    Ai u godit me armë zjarr nga djali i pronarit të banesës Andrea Pulone, 29 vjeç, i cili kishte pikasur hajdutët dhe me një pistoletë me leje të rregullt Glock e kalibrit 40 mm, shtiu drejt tyre. Dy prej plumbave kanë qëlluar në gjoks 16 vjeçarin shqiptar që u braktis nga miqtë e tij në hyrje të spitalit Gemelli të Romës.

    “Qëllova për t’i trembur dhe nuk kuptova se dy nga plumbat goditën njërin prej tyre,”-është shprehur Pulone. 29-vjeçarit italin ju është sekuestruar pistoleta dhe është nën hetim nga prokuroria italiane.

    Policia italiane vendosi në mbrojtje 24 orë në 24, vilën ku ndodhi ngjarja me rrezikun e një hakmarrje të mundshme Andrea Pulone.

    Ai është njëherësh dhe kandidat i listës së Partisë Demokratike në Monterotondo në zgjedhjet lokale që priten të zhvillohen në maj të 2019.

    “Nuk doja ta plagosja,”- tha ai. “Nëse grabitësit nuk do hynin në banesë unë nuk do kisha qëlluar kurrë.”

    Kjo ngjarje ka rindezur në Itali polemikat mbi ligjin ndaj të drejtës së vetëmbrojtjes i sapo aprovuar nga qeveria Conte e ky është episodi i parë i verifikuar menjëherë pas firmosjes së tij dhe nga Presidenti Sergio Mattarella.

    Mbi ngjarjen është prononcuar dhe ministri i Brendshëm, Matteo Salvini: “Mesa duket një ditë më parë është verifikuar episodi i parë i të drejtës së mbrojtjes së ligjshme. Një 16 vjeçar shqiptar, anëtar i një bande grabitësish është braktisur në prag të spitalit Poliklinik Gemelli, pasi ka marrë plagë zjarri. Më pyetën a më vjen keq. U përgjigja se nëse 16 vjeçari nuk do bënte grabitësin tani do të ishte mirë e duke parë spektaklin “Kërcim me Yjet”.”

    Adoleshenti shqiptar është djali i një familje emigrantësh shqiptarë që jetojnë në lagjen San Basile në periferi të Romës. Ai ka precedent penal për vjedhje. Makina e përdorur për grabitjen dhe me të cilën miqtë e tij e shoqëruan në spitalin Gemelli është marr me qira, fakt që dëshmon se bashkëpunëtorët e tij janë mazhorenë.

    Policia italiane është vënë në kërkim të tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!