×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Mjeku shqiptar: Një i sëmurë me COVID-19 mund të diagnostikohet për 20 sekonda

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 22:57

    I ftuar në studion e RTV Ora me gazetaren Beti Njuma mjeku Osmanaj tha se edhe në Shqipëri po synohet të arrihet pikërisht drejt kësaj diagnostikimi sa më të hershëm të personave me COVID-19. Dhe kjo mund të bëhet mjaft mirë me skaner.


    “Në ditën e parë të përballjes së imazherisë me Koronavirusin vura re disa specifika që nuk i kisha parë kurrë në jetën time. Në rastin e tretë, të katërt e të pestë e kuptova që kjo sëmundje prek mushkëritë. Është një imazh karakteristik dhe unik që prek të gjithë të sëmurët. Pas kësaj thamë që COVID 19 mundet fare kollaj të diagnostikohet me skaner. 95 % është e saktë në bazë të një studimi të mjekëve kinez. “

    Ky diagnostikim nga spitali infektiv nisi pikërisht 3 ditë pas zbulimit të pacientit zero në Shqipëri me koronavirus dhe një mënyrë të tillë diagnostikimi po e bën dhe Belgjika

    “Në ditën e tretë të COVID tonë më vjen një lajm i mirë që unë po ndiqja të njëjtën rrugë si sistemi shëndetësor belg që diangostikimi po bëhej me skaner. Që ditën e tretë sugjeruam diagnostikimin e të sëmurëve që shfaqin shenja klinike me anë të skanerit. Këtu gjetëm kundërshtim me virologët pasi me të drejtë thonë se që të konfirmosh që një i sëmurë i tillë është me COVID-19, shkencërisht e ligjërisht duhet që dhe testimi me tampon të jetë pozitiv.

    Një ditë patëm një rast kur unë thashë që ky ishte COVID ndërsa tamponi ishte negativ. Pas dy ditësh u bë sërish tamponi dhe rezultoi që ishte pozitiv. Në ditën e 7-të patëm rastin që doli tampon negative e skaner pozitiv dhe në ditën e 10-të u botua studimi kinez. Stafi kinez që shkoi në Itali për të ndihmuar situatën atje, updeton një softëare që autoanalizon imazhet e marra nga skaneri me saktësi 95%.

    Radiologu Osmanaj sugjeron që një diagnostikim i tillë të bëhet dhe në spitalet e rretheve.

    “Aktualisht kanë nisur spitalet në rrethe të kenë një lidhje të ngushtë me njëri tjetrin dhe jemi në rrugë të mbarë për diagnozën. Dhe kjo është fitore e Pirros. Mund të diagnostikojmë një të sëmurë me COVID për 20 sekonda.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!